BLLOKIME NË TRAFIK PËR SHKAK TË SINJALIZIMIT TË DOBËT PARA URËS

Me ardhjen pak më masovike të turistëve në Qytetin tonë dolën në pah dhe anomalitë e para në funksionimin e komunikacionit tek ura e re në Port Milenë. Që tani kemi problemet e para në rrjedhshmërinë e trafikut në orët e pasdites në pjesën e lidhjes me rrugën e Shtojit në kryqëzimin që çon tek Ura. Sipas mendimit të ekspertëve, shenja e komunikacionit e cila është e vendosur para udhëkryqit dhe e cila drejton kah ura majtas, përkatësisht Plazhit të madh, shihet shumë pak dhe është në vend me pamje të zënë, kështu që shumë pjesëtarë të komunikacionit nuk e shohin shenjën, kështu që vazhdojnë drejtë edhe pse qëllimi i tyre është të kthehen majtas për tek ura, ose në rastin më të mirë ndalen për të parë a janë në rrugën e duhur dhe kështu krijojnë ndalesa të panevojshme në trafik. Pra problemi është në shënimi e dobët apo të pamjaftueshëm të kthimit majtas kah ura. Pik së pari në tabelën treguese shkruan “ura mbi Port Milenë” dhe është e shënuar me shigjetë majtas. Këtu hasim në ngatërresën e parë, sepse ura mund të jetë dhe monument kulturo-historik e kurrsesi edhe një nga drejtimet e obligueshme. Le ta mendojnë përgjegjësitë ta shkruajnë ndoshta ULQIN-QENDRA në vend të “Ura mbi Port Milenë”. E dyta, shenji është anonim dhe madhësia nuk i përshtatet asaj për çfarë shërben konkretisht. Pik së treti, duhet të fillohet më herët me paralajmërimin e kthesës kah ura, përkatësisht Ulqinit. Katër, është e nevojshme që edhe horizontalisht, me shigjeta më të forta kthesën kah Ulqini. E pesta, rrugën e ngusht tek kthesa majtas duhet pastruar nga gardhi i ndryshkur, plehratm etj., të zgjërohet qasja në Urë e cila është krejtësisht në terr dhe nuk  i ngjanë rrugës e cila çon në një ndërtim kaq grandioz siç është Ura mbi Port Milenë.

Është mëkat të shpenzohen tërë ato para në ndërtimin e urës (14 milion euro), e të vazhdohet me problemet e trafikut dhe bllokimet e panevojshme kur të gjitha mund të zgjidhen me pak mjete financiare dhe vullnet të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…