Xhiro llogaria e komunës është bllokuar prapë sot. Siç mësojmë, bëhet fjalë për shumën prej 539 mijë euro të cilën, sipas vendimit të Gjykatës ekonomike, në emër të kamatës, duhet paguar firmës “Partizanski put”.
Paradoksalisht, ky vendim është inkurajues për komunës e Ulqinit, sepse ekzistonte frika që llogaria e saj për këtë lëndë mund të bllokohej për shumën prej mbi një milion euro.