Në Ulqin të martën është mbajtur punëtoria e fundit Bojanatour në të cilën është prezantuar vizioni për vitin 2025 të bregdetit të kësaj komunë.
Njëkohësisht është prezantuar strategjia e komunikimit në turizëm e bazuar në natyrën e deltës së Bunës dhe zonat përreth.
Projektin e realizuan organizatat e shoqërive civile “Hapi i gjelbër” dhe “Ulqin biznes asociacioni” (UBA), me përkrahjen e ECNC Group nga Spanja dhe Grupit partnerik për ekosistemet e rrezikuara.