Gjithçka është gati për një manifestim të madh sportiv në rajon “ Botërori Ulqinak i Miqësisë”, që fillon nga data 20 tetor dhe do të zgjati deri më 22 tetor. Në organizim të banorëve ulqinak për të tretrë herë me radhë grumbullohen legjendat e sportit nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe nga vendi nikoqir Mali i Zi. Pra duke filluar nga dita e diel të gjitha rrugët të çojnë në Ulqin.
Qyteti i Ulqinit dhe ulqinakët për tretën here me radhë krahë hapur i presin legjendat e sportit nga rajoni, kësaj radhe moton e manifestimit “Së bashku dërgojmë një mesazh të fortë paqeje, miqësie dhe dashurie nga Ulqini dhe Mali i Zi”. Kët e pohoi edhe ideatori i këtij manifestimi të madh me legjenda të sportit nga i gjithë rajoni, Pavle Pepgjonoviq, i cili tanimë është mabasador i vërtet i sportit në rajon.
Për dallim nga dy edicionet e para, kësaj radhe do të ketë edhe disa aktivitete tjera dhe në fakt Ulqini po shëndërohet në një fshat Olimpik, meqë janë të ftuar shumë sportist dhe pjesa më madhe e tyre tanimë kanë të konfirmuar praninë tyre. Nga ky Botërorë Ulqinak i Miqësisë do të dërgohet një porosi të forte nga Ulini dhe Mali Zi për rajonin, Evropën dhe mbarë botën, një mesazh miqësie, dashurie dhe paqeje, sepse për ato tri ditë Ulqini do të jetë kryeqyteti i sportit botëror. Në edicionin e tretë “Botërori Ulqinakl i Miqsisë” krahas legjendave të futbollit të pranishëm do të jenë edhe legjenda nga sportet tjera si vaterpolistë, mundës, basketbollistë, volejbollistë, vozitës, shahistë, si dhe refera të futbollit dhe të sporteve tjera, punëtorë paraolimpikë dhe gazetarë sportivë nga i gjithë rajoni.
Në ditën e tretë do të shfaqet filmi dokumentar “Olimpiada në Sarajeva” dhe “Pema Ballkanike e Paqës” do të jenë nën një vëzhgim të posaçëm. Përkatësisht, legjendat e sportit nga e gjithë rajoni do të mbjellin “Pemën Ballkanike të Paqes” në Ulqin.
Pra, qëllimi i gjithë këtij manifestimi me legjenda të sportit është që nga ky qytet mijëvjeçar të dërgohet një mesazh paqeje, dashurie dhe miqësie. Organizimi i Botërorit të 3-të të Miqësisë, si në dy vitet e kaluara, do të ndihmohet nga biznesmenë, hotelierë, restauratorë, qytetarë të Ulqinit, Komuna e Ulqinit, TO Ulqin, shkollat, ndërmarrjet publike, organizatat fetare, klubet lokale, parkingjet. do te jete falas. Në Ulqin do të udhëtojnë edhe legjenda të sportit nga Maqedonia e Veriut me në krye Shaban Trstenën si dhe disa gazetar ne mesin e të cilëve edhe, gazetari i sportit Shaban Sinani.
Duke marrë parasysh se për qytetin bregdetar të Ulqinit por edhe për Malin e Zi është një promovim i jashtë zakonshëm. Gjithsesi punë më të madhe do të kenë gazetarët e sportit nga i gjithë rajoni për të përcjell porosit e legjendave të sportit.