Botime të reja: Broshura „Bota nënujore e Valdanosit“

Me kënaqësi të madhe njoftojmë se ka dale nga shtypi broshura „Bota nënujore e Valdanosit“, Kemi të bëjmë me një udhëzues unik permes biodiversitetit të fshehur të një prej gjireve më të bukur të Malit të Zi. Ky projekt sjell prezantimin e pare sistematik visual të botës së gjallë të nëndetit të Ulqinit, duke ofruar një pasqyrë të pasurisë që deri më tani ishte e fshehur nga sytë e publikut të gjerë.

Broshura është konceptuar si një pjesë kyçe e projektit më të gjerë për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore nënujore të Komunës së Ulqinit dhe është mbështetur nga Organizata Turistike e Ulqinit.

Përmbajtja e saj përfshin:

  • Përshkrime të detajuara dhe fotografi të llojeve të ndryshme të peshqve dhe organizmave që jetojnë në gjirin e Valdanosit.
  • Material edukativ i përshtatur për nxënësit, duke e bërë broshurën një lexim plotësues ideal për mësimdhënien shkollore dhe orët në natyrë.
  • Promovimin e një domeni të ri të turizmit, duke e pozicionuar qytetin tone si një destinacion me trashëgimi të pasur mjedisore dhe nënujore.

Më shumë se një katalog i thjeshtë – Fokusi i brochures është te gjeneratat e reja. Njohja me vendlindjen perms informacioneve shkencore dhe vizualisht tërheqëse, krijon bazën për ruajtjen e natyrës sonë në të ardhmen. Për shkak të karakterit të saj informativ, ky material mund të shërbejë si një manual i përhershëm i cili do të plotësohet me njohuri të reja me kalimin e kohës.

Rëndësia kulturore dheturistike – Me botimin e këtij materiali, Ulqini përfiton një product të ri turistik. Valdanosi nuk do të njihet më vetëm si vendplazh, por si një destinacion potencial kulturor dhe nënujor. Ky projekt kontribuon në imazhin e qytetit si një vend që ofron trashëgimi të larmishme kulturore të aksesueshme gjatë gjithë vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi