Doli nga shtypi libri me titull “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” i autorit Qani Osmanit.
Në literaturën socio-politike në gjuhën shqipe studimet mbi partitë politike dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e demokracisë janë të rralla. Prandaj libri i Qani Osmanit mbush një vakum analitik në këtë fushë, veçanarishtë në analizat e veprimit të partive politike shqiptare në Mal të Zi, ku për problemin e partive politike shqiptare më shumë është shkruar në rrafshin publicistik.
Botimi i këtij libri u mundësua nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave i Malit të Zi.