Libri i publicistit dhe botuesit Gazmend Çitaku “Tregime të çuditshme nga Ulqini” i cili fillimisht u botua në gjuhën shqipe, tani fitoi edicionin e vet edhe në gjuhën malazeze.
Librin në gjuhën malazeze e përktheu prof. Zuhra Bajramoviq, ndërsa botues është “Plima” nga Ulqini.
Botimin e kësaj vepre e ndihmoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e popujve pakicë të Malit të Zi.