Fondacioni ‘Alsar’ vjen me një botim të ri të kategorizuar si vepër historike shkencore ku hidhet dritë mbi islamizimin e rajonit të Ulqinit dhe Tivarit nga kohët para-osmane deri në periudhën post-osmane.
Autori Hajrudin S. Muja vjen me një vepër studimore në lëminë e historisë dhe marrëdhënieve sociale e politike ndër shekuj ku në kapituj prek në detaje narrativën historike të udhëtarëve të huaj mbi Ulqinin dhe Tivarin, realitetin historiko-politik të këtij rajoni nën pushtetin venedikas, transforimimin politikokulturor përgjatë sundimit osman, marrëdhëniet fetare midis Krishtërimit dhe Islamit në prizmin e përplasjes së qytetërimeve, sfidat institucionale dhe fetare përgjatë krijimit të shtetit të Malit të Zi,
demontimin e miteve kryesisht të dialektikës të ekstremit nacionalist ballkanik mbi konvertimet masive në fenë muslimane dhe mbi historikun e rolin e komuniteteve muslimane në Ballkan.
Vepra ‘Ulqini dhe Tivari Ndërmjet Krishtërimit dhe Islamit’ është një vlerë e shtuar në bibliotekën e lexuesit kritik të historisë dhe të raporteve politike ndër shekuj, por edhe një narrativë ndryshe në raport me historinë zyrtare ballkanike mbi çështjet e sipërpërmendura. Librin mund ta gjeni në Librarinë ‘Botimet Alsar’ me vendndodhje në ‘Rrugën e Bogdanëve’