Këto ditë doli nga shtypi vepra më e re e publicistit tonë të njohur Ali Llunjit – “Ulqini e deti”.
“Lënda e shtruar që lexuesi e ka në këtë libër modest, për autorin është thurur nga një ndjenjë e veçantë për Ulqinin dhe detin. Dhe, në këtë rrafsh, ka qenë motiv parësor nderi, obligimi moral dhe krenaria personale“, shkruan autori.
Botuesi i librit është Fondacioni Lika.
Përurimi i veprës “Ulqini e deti” do të bëhet të hënën, me 6 prill, në Qendrën për kulturë, në ora 19,00, në kuadër të festës të Ditës së Ulqinit.









