Së shpejti do të dal nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit të njohur Hajro Ulqinaku, me titull “ULQINI – LIMAN I SHPËTIMIT“.
„Nëse nuk mund të hapim një muze për detarinë, apo t´ua ndërtojmë një përmendore gjemxhive të mëdhenj ulqinakë, e kemi, makar, borxh t´ua kushtojmë një libër të vogël“, na porosit axha Hajroja në këtë monografi të detarisë dhe peshkatarisë ulqinake.
Në këtë botim është paraqitur një regjistër i gjerë i emrave të anijeve si dhe të personave apo familjeve ulqinake të cilët kanë qenë kapidana apo marinarë në anije, që janë me rëndësi të veçantë, por edhe peshkatar.
Botuesi i këtij libri është OJQ “UL Info“.









