Botime të reja: “Varrezat në Krajë” nga mr Ali Bardhi

Libri “Varrezat në Krajë” i autorit Ali Bardhi është botuar me mbështetjen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, si pjesë e aktiviteteve projektuese të realizuara gjatë vitit 2023.

Bëhet fjalë për një vepër autentike hulumtuese që trajton varrezat dhe mezarët e vjetër në vendbanimet e Krajës: Skje, Arbnesh, Ostros i Madh dhe Ostros i Vogël, me fokus të veçantë në përmendoret mortore me mbishkrime arabo-osmane. Autori merret jo vetëm me përshkrimin e lokaliteteve, por edhe me kontekstin historik të tyre, origjinën e mbishkrimeve, kuptimin e epitafeve, si dhe simbolikën e shenjave prej guri që dëshmojnë për jetën, fenë dhe zakonet e komunitetit në të kaluarën.

Ky libër ka një rëndësi të shumëfishtë – si kontribut për ruajtjen e trashegemisë kulturore, si burim për hulumtime të mëtejshme shkencore dhe profesionale, por edhe si një kujtesë për nevojën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore materiale, e cila po zhduket ngadalë nën ndikimin e kohës dhe mospërkujdesjes.

Përmes mbështetjes së botimit të këtij publikimi, Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave konfirmon përkushtimin e tij për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të komuniteteve pakicë, përmes përkrahjes së autorëve që me punën e tyre kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të një shoqërie multietnike në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi