Këto ditë nga shtypi doli një libër mjaft i vlefshëm. Bëhet fjalë për veprën e vogël enciklopedike “Dasma e Ulqinit” e pedagogut dhe publicistit Jusuf Lika.
Ai në paradhënien e këtij botimi theksoi se në dasmë dhe zakonet e dasmës ulqinakët kanë shprehur identitetin (kombëtarë, fetar, urban, klasor, familjar) në mënyrë më të bukur, veçantinë dhe kreativitetin e vet.
Siç thekson Lika, ky salltanet dhe qejfllëk në ahengje, bukuria e veshjeve, këngëve dhe lojërave popullore, askënd nuk e lënë indiferent.
Sipas fjalëve të tija, dasma është një thesar i vërtet folklorik, prandaj duhet të niset iniciativa që Dasma e Ulqinit të regjistrohet në listën jomateriale të Trashëgimisë botërore kulturore UNESCO, sepse ajo patjetër e meritorin.
One Response
Urime Profesor !