Përmbledhja e poezive “I zënë rob” e bashkëqytetarit tonë Rifat Stankoviq, i cili jeton dhe punon në Frankfurt, është botuar sot edhe në gjuhën shqipe.
Poezitë në gjuhën shqipe i ka përkthyer shkrimtari ulqinak Hajro Ulqinak.
Sipas recensionit të kritikut letrar nga Beogradi Petar Arbutina, Stankoviq në poezinë e tij emocionalisht intensive atdhedashurinë e vërtet e gjen në simbolet më të theksuara: det, njerëzit e dashur, refleksionet letrare…