Në rektoratin e Universitetit të Malit të Zi të martën në mbrëmje është mbajtur promovimi i botimit “Arkitektura islame në Mal të Zi”, e autorit Vildan Ramusoviq, i cili përfundoi studimet themelore në Fakultetin arkitektonik.I pari dhe momentalisht i vetmi botim i këtij lloji, kur bëhet fjalë për arkitekturën islame në Mal të Zi, paraqet në masë të konsiderueshme shumëllojshmërinë e objekteve arkitektonike të cilët i takojnë trashëgimisë kulturore të popullsisë me fe islame në territorin e Malit të Zi dhe kontribuon shumë që një element kaq i rëndësishëm i trashëgimisë arkitektonike të prezantohet në mënyrë të drejtë dhe në shkëlqimin e vet të plotë.
Në botim i cili është i shkruar në tri gjuhë, përveç gjuhës amtare të autorit, në shqip dhe anglisht, si dhe me përzgjedhje të shkëlqyer të fotografive, janë prezantuar 17 objekte karakteristike të arkitekturës islame.