Kryetari i Këshillit ekzekutiv të Amzës serbe në Mal të Zi dhe profesor në Fakultetin matematikor-natyror Vlladimir Bozhoviq ka thënë se “Amerikanët po përgatisin hapur, sipas skenarit maqedonas, kryengritjen gjithëshqiptare në Mal të Zi, rezultati përfundimtar i së cilës do të ishte njëfarë variacioni i Marrëveshjes së Ohrit”.
“Me këtë Mali i Zi, si Maqedonia, gradualisht do të shndërrohej në konfederatë kushtetuese-etnike në të cilën Shqiptarët në një masë të caktuar do të kishin autonomi të plotë territoriale, politike dhe kulturore”, shkroi Bozhoviq në tekstin autorial në “Dan”.
Ai është i bindur që pikërisht në këtë bazohet fushata momentale për NATO në Mal të Zi, dhe shton se mbasi që shqiptaro-amerikani, Biks Aliu, hyri në Ambasadën e SHBA-së në Podgoricë, “çështja shqiptare në Mal të Zi hynë në një fazë tjetër”.