Shteti në Kripore ka 0% të kapitalit, deklaruan nga Fondet Investuese Eurofond dhe Trend, si dhe nga Asociacioni Malazez i Aksionarëve të Vegjël.
Aksionet e Kripores janë blerë në bursë, gjersa nga viti 2011 ndërmarrja më e vjetër në Ulqin është shtyrë në gjendjen e falimentit.
Prej atëherë Këshilli për Privatizim i Qeverisë së Malit të Zi refuzon të jap mendimin se a është paguar kompensimi i tregut në procesin e privatizimit të kësaj kompanie.
Tash shtatë vite nuk bëhet as grumbullimi i kripës. Për hekur të vjetër u dërguan në gusht edhe shinat, transportuesi dhe karrocat.
Kështu Kriporja për vetëm dy dekada prej simbolit u shndërrua në lak në fytin e Ulqinit dhe të shtetit.