Brkoviq: MILADIN POPOVIQIN E VRAU UDBA

„UDBA e Alleksandër Rankoviqit ja montoj Shqiptarëve kanë vrarë Milladin Popoviqin në vitin 1945. Në të vërtetë, e vrau ajo, ndërsa vrasësi nuk ishte as Shqiptar as Malazias, por dikush nga Peja“, tha shkrimtari malazias Jevrem Brkoviq.

Ai duke pranuar të martën çmimin regjional letrar „Teuta“ tha që Popoviqi është vrarë sepse në mbledhjen e udhëheqësisë së Partisë komuniste në Beograd kërkoj që Jugosllavia duhet ti mbaj marrëveshjen me komunistët shqiptarë Enver Hoxhën, Koçi Xhoxhen dhe Mehmet Shehun që Kosova duhet ti takoj Shqipërisë, ndërsa Shqipëria, së bashku me Jugosllavinë, të jenë në Federatën ballkanike.

Brkoviq ftoj Shqiptarët që ndaj pasardhësve të njerëzve të ardhur mos të sillen siç u sollën paraardhësit e tyre ndaj Shqiptarëve. „Të gjithë ato, pra dhe Malazezët, të cilët Kosovën e përjetojnë si shtetin e vet, paraqesin provimin e qytetërimit për shtetin e Kosovës“, tha ai dhe përshëndeti vendimin që Malazezët të jenë të pranuar në Kushtetutë si pakicë nacionale në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi