“Nëse ekziston një copëz parajse në tokë, natyra e krijon fillimisht këtu”, shkroi një turist gjerman që vizitoi Ulqinin në fund të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar.
Ç’është e vërteta, i gjithë territori i Ulqinit është i bukur, veçanërisht zonat buzë detit. Gjysma e vijës bregdetare me gjatësi 33 kilometra përbëhet nga plazhet me rërë, nga të cilët veçohen Plazhi i Madh dhe Plazhi i Vogël, si dhe plazhi në Ishullin (Adën) përrallore të Bunës.
Përveçse është e bukur nga pamja, rëra e Ulqinit përmban rreth 30 minerale biologjikisht aktive, prandaj ka efekt të dobishëm. Është plot me energji nga deti dhe dielli, që ndikon shumë në trupin e njeriut. Është radioaktive, por me rrezatim shumë të ulët.
Pylli i Pishave në Ulqin shquhet për funksionin e tij të jashtëzakonshëm shëndetësoro-rekreativ dhe estetiko-dekorativ. Shtrihet me gjatësi dy kilometra nga Plazhi i Vogël në drejtim të lindjes dhe është shëtitore e preferuar, me disa plazhe dhe restorante ekskluzive.
Në atë zonë të bukur ndodhet edhe “Plazhi i Grave”, i famshëm për burimet e tij ujit sulfurik, që janë eliksir i vërtetë për gratë që duan të mbesin shtatëzënë.
Mjekët nga e gjithë ish-Jugosllavia u rekomanduan fëmijëve që kishin probleme me astmën që herët në mëngjes të ecin në pyll pishor dhe ta shpëlajnë fytin me ujë të detit. Prandaj gjatë verës, me të zbardhur agimi, kjo zonë shnëdërrohet në pedonale, që së bashku me erën e detit dhe pishave, krijojnë atmosferë unike. Shpesh mund të hasen edhe ketrat duke luajtur në pisha.
Ndoshta edhe më të bukurë janë ullinjtë qindravjeçarë në Gjirin e Valdanosit dhe në Krruç, zonën më perëndimore e kësaj komune. Aty, nën sipërfaqen e detit, gjenden habitate të bimës së famshme Posidonia oceanica, e cila në qarqet shkencore shpesh quhet “ulliri i detit”.
Ajo shpesh është më e vjetër se ullinjtë në tokë, të cilët kanë moshë mesatare rreth 800 vjet.
Prandaj kjo zonë rreth Ulqinit të Vjetër është shpallur Park i Natyrës, pra zonë e mbrojtur detare, kurse Kalaja e Ulqinit gëzon statusin e trashëgimisë kulturore të paluajtshme me rëndësi kombëtare.
Na Kalaja në drejtim të Valdanosit janë gjiret e Limanit dhe shumë plazhe të vogla magjike, ku shkohet zakonisht me varkë dhe të cilat duhet të njoftohen dhe përjetohen që përshtypjet për Ulqinin të jenë të plota.
Ky tekst është krijuar si pjesë e projektit për promovimin e potencialit të bujqësisë dhe turizmit në komunën e Ulqinit, i cili financohet nga Ministria e Kulturës dhe Medias, nga Fondi për Nxitja e Pluralizmit dhe Diversitetit të Mediave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e OJQ-së “Ul info” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë.