Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info.
Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit të sezonit kryesor turistik, pra në muajin shtator.
Drejtoria do të ndajë 410 mijë euro për këto punime, si dhe asfaltimin e disa rrugëve tjera në këtë komunë.