Mbi një qind kryetar komunash nga dymbëdhjetë vende të Europës juglindore kanë marrë pjesë këto katër ditë në Pllovdiv, në Bullgari, në Forumin vjetor të qeverisjeve lokale të Europës juglindore.
Në këtë tubim, në emër të Bashkësisë së komunave të Malit të Zi, morri pjesë kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Ai gjatë kohëzgjatjes së Forumit bisedoi me një numër të madh të kolegëve për mundësit e bashkëpunimit të Ulqinit dhe komunave të tyre.
“Kësi lloj forumesh janë shumë të rëndësishëm, sidomos për komunat nga Europa juglindore për shkak të dinamikës së zhvillimit ekonomik në regjion dhe rëndësisë së madhe të cilën qeverisjet lokale kanë në jetën ekonomike të çdo vendi”, tha Gjeka.
Pjesëmarrësve të konferencës iu drejtua edhe kryetari i Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev.