Buna: “KOMUNALJA” FILLOI TË GRUMBULLOJË MBETURINAT

Komunalno

Komunalno 1“Në marrëveshje me kryetarin e Komunës Nazif Cungun dhe drejtorin e NP “Të mirat detare” Predrag Jellushiq, u arrit marrëveshja rreth transportit të mbeturinave nga Buna”, u njoftua nga Ndërmarrja publike “Veprimtaritë komunale” në Ulqin.

Siç thuhet, u rakordua po ashtu që të iniciohet që pronarët e shtëpizave të nënshkruajnë kontrata për transportin e mbeturinave me këtë ndërmarrje dhe në kohë të shlyejnë detyrimet për këtë shërbim.

Nga të Mirat detare njëkohësisht është deklaruar që Komunës së Ulqinit deri me datë 23 gusht të këtij viti i janë paguar gati 563.000 euro dhe se këto mjete duhet të mirëmbajnë rendin komunal në zonën e të mirave detare në territorin e kësaj komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…