Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare solli vendimin që objektet e peshkatarëve të përjashtohen nga tenderi për qiradhënien e shtëpizave në brigjet e lumit Buna, mëson Portali Ul-info.
Për këtë gjë pronarët e shtëpizave të peshkatarëve do të njoftohen zyrtarisht të hënën, me fillim në ora 18, në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit.
Përndryshe, tenderi për qiradhënien e shtëpizave në Bunë zgjatë deri më 11 nëntor.