Për një gjysmë viti aksionet e Ndërmarrjes hotelerike-turistike „Riviera e Ulqinit“ kanë përjetuar ekspansion të vërtet, sepse madje tre herë janë më të shtrenjta, shkruan „Dnevne novine“.
Siç shkruan kjo gazetë, një aksion i kësaj ndërmarrje të Ulqinit në bursë para gjashtë muajsh ishte 2,4 euro, tani është 8,1 euro.
Rikujtohet se, prapë se prapë, kjo vlerë është shumë e ultë se në kohën kur kjo ndërmarrje doli në bursë, e kur një aksion vlerësohej madje 85 euro.
Qeveria e Malit të Zi ka parashikuar që në këtë vit të shes 63,5 për qind të aksioneve të NHT „Riviere e Ulqinit“.