Buxheti i Komunës së Ulqinit vitin e ardhshëm do të jetë 10,9 milion euro, mëson Portali Ul-info.
Për këtë vlerë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Financave, i cili mungoi në propozimin e parë i cili kishte vlerën prej 16,1 milion euro.
Buxheti i Komunës së Ulqinit do të jetë në mbledhjen e parlamentit lokal e cila do të mbahet deri në fund të këtij viti.








