Buxheti i sivjetmë i komunës së Ulqinit sipas projekt vendimit është planifikuar në masën e 8,2 milion euro, është deklaruar Portalit UL-info në qeverisjen lokale.
Sipas fjalëve të sekretarit për buxhet dhe financa Agron Ibrahimit, të ardhurat burimore të komunës do të sjellin tre të katërtat e të ardhurave, derisa planifikohet dhe marrja e kredisë me vlerë dy milion euro.
Një e treta e buxhetit (2,6 milion euro) është planifikuar për investime.
Vitin e kaluar buxheti u planifikua 8,6 milion euro, ndërsa është realizuar në masën prej rreth 60 për qind.