Në fund të kësaj ose në fillim të javës së ardhshme Parlamenti lokal do të shqyrtojë Propozim buxhetin e komunës së Ulqinit për këtë vit.
„Ministria e financave e Malit të Zi të premten dha miratimin për këtë akt, dhe ai do të jetë 7,65 milion euro, apo për dhjetë për qind më i ultë se drafti“, tha për Portalin UL-info sekretari komunal për financa dhe buxhet Agron Ibrahimi.
Sipas fjalëve të tija, Ministria ka kërkuar që të ardhurat e planifikuara nga shitja e tokës të zvogëlohen për gjysmë milioni euro (1,3 milion në 800 mijë), ndërsa kreditë që do të merren nga Fondi investues-zhvillimor dhe bankat komerciale mos të jenë më të lartë se 1,2 milion euro, gjegjësisht 300 mijë pak seç është planifikuar fillimisht.