Sekretari i Sekretariatit për financa dhe buxhet Valdet Axhemoviq ka thënë se të gjithë që dëshirojnë munden deri të mërkurën të dorëzojnë propozimet dhe sugjestionet për buxhetin e komunës së Ulqinit për vitin 2015.
Ai gjatë shqyrtimit publik të mbajtur të shtunën në Sallën e madhe të komunës, ku ishin të pranishëm pak qytetarë, tha që është fituar pëlqimi në parim i Ministrisë së financave për buxhetin prej 6,8 milion eurosh.
“Shpresojmë se deri të premten do të ja dërgojmë këshilltarëve, që të kemi mundësi ta miratojmë deri në fund të vitit në Parlamentin komunal”, shtoi Axhemoviq.
Sipas fjalëve të tija, buxheti i sivjetmë do të realizohet në masën 82 për qind, që është për 24 për qind më mirë se një vit më herët.