“Ndërprerja e negociatave rreth formimit të komunës së Tuzit me autonomi të kufizuar në kuadër të Kryeqytetit është asgjë tjetër veç vërtetim që e gjithë kjo histori ishte mashtrim parazgjedhor dhe tentativë që qytetarëve ti hidhet pluhur syve”, vlerësoi funksionari i lartë i Lidhjes demokratike Nikollë Camaj.
Ai për “Dan” tha që në PDS priten që zgjedhjet të përfundojnë dhe që nga e gjithë kjo histori të hiqet dorë. “Që fatkeqësia të jetë më e madhe, PDS me këtë gjë tërhoqi një pjesë të opozitës shqiptare, kanë tentuar që të shtinë grindje në mes nesh sepse partia ime mbeti e vetmja e cila nuk përkrahi këtë lojë qesharake sepse Tuzi metëvërtet mundet më mirë. Me të vërtet nuk mundëm që të pranojmë këtë zgjidhje, sepse ajo është e gjymtuar dhe kurrsesi nuk është e mirë. Këtë gjë e dinin edhe funksionarët e PDS-së por heshtën para votimeve, tani çdo gjë është treguar siç është”, tha Camaj.
Negociatat e PDS-së dhe shumicës së partive shqiptare kanë filluar në janar, ndërsa janë ndërprerë mbas zgjedhjeve të majit.