Cani Lazoja: ATJE DIKU NË QESHORIN E ‘90-AVE

 

cANIKa herë se kam ni zilen e telefonit në oret e vona, as drita e hanës në xhaden e lagur ke pantarja jote nuk shkëlqen, sa i përket postierit as matorri ma si ka hije, si tomosat dikur e fmit e lagjes ma nuk dalin me vjedh shega e varzat me lujt në oborre llastik.

Më ka marr malli me pi uj prej kronit e me e fshi gojën me mang’t e bluzës, as gjelave ma si nihet zani, as rremat e peshkaxhive që perplasen për ujë, e kam pas nji tull atje nën një bajam të egër par dikush e ka thy…

Eh’ ku me i marr ma sandalet e tejdukshme gume e bicikletin poni i kaltërt si deti.

E unë me çant në krah tuj u kthy prej shkolle duke majt balansin drejt nepër shinat e trenit të Kripores. Sa herë që e nigjaj kangën e Collinsit “Another day in paradise” më kujtohet simitat e shtetit me zdenk e galetat e forta tuj i njy në çaj.

Qershijat e Gjeranave dhe aroma e manave, dallandyshet vinin bashk me gjermant e par, të veshun me t’bardha si tenisera, e tan parfem i vinte era, pasdite dore për dore shetisnin rrugicave me dhe të njeshun e me kaçuba anash ku lulet dukeshin si flutra e flutrat si lule që fluturojn. Zhurma e tallaseve, marzhi si wallzer bashkohej me këngen e zogjve të xhunglës sime te Kepi, here pas here ndërhynte ritmi i çekrikut patenteve, kalimerave, ku xixelojshin syt nga sardelet në kariq e peshkatari me buzëqeshje deri te vesh’t, krenarë pozonte me karubë në dore në aparatin e Jurgenit.

Unë e kisha një jupi në dorë ma ka ble Gjermani tuj e pi kadal mas mi harxhu shkon me bjen anza në te. Fanta ish zero për jupi e kur doli koka kola në limenk, ala më duket se kam në hunë aromën e karameles e djeksin e kandshme të syve me lot.

Frühstück kena pas buk e sheqer përmi pak kafe e kena lag sheqerin mas mi marr era, e herë buk e djath e damate, edhe gjunjt gjak e drecka, n’kanal Solanës i kena la faqet tuj kcy në gjoks e tuj notu kontra përpjet, vinte me matarr apeen6 Faiku puntori pumpës e lutshim aman na shla dytën pump. Për finish ditës mramje vonë pa shku shpi prej mëngjesit me kalama e rrush hardhije i gjujshim turista nepër restorana, kudo që je sjell maestrali e bante erën e marinadës dhe haren e qeshurat e gjermanve me fëtyra kuq kuq pak prej diellit e pak prej shlivovice. Nuk di kur ishte ma bukur: mramje, natje a pasditje. Natje heret delte Hoti me çeçkalic në goj, me nji barkë si gavat t’bojqile tiftikumun e mushte me banana, çylek, rrazagi, bastan, sherqi, me nji fes fije kallamash e këmish me lule ala sat me duket si krokodil Dandi, u shkrrante ne kiç, me nji kam në ujë e tjetrën në kanar-vag, her pas here bërtite: Bitte, bitte, Bananen und Vitaminen für ganze Tag.

Gjermaneshat pa jelek të shtrimuna si kakona ishin në shenjester të leshinarve t’plazhës me gjyslyk ray ban, bermude deri kërthiz, e havli që e kan vjedh në hotel të varun për qafë, rrinin tuj ledru si zhapinjt në zheg, fore e kishin me ja ly shpinën me krem mas mu djeg, na fillim kishim marre mi shiku par mavon fillome edhe na mu msu. Plazha plet par su ninte zani kuj, duke u rrezit tan, tallaset që ndegjoheshin në breg të hidhnin në ëndrrat më të bukra që ekzistojn. Kënga lambada dëgjohej atje diku lerg na me blinker me vjedh edhe na havlijat në balkonet e Olimpikut… jo se na duheshin por thjesht aventure ose instinkt ballkanik, mu fute në lifta e kena pas si luna park, e freeshopi Grand Lidos na u dukte si alisa ne botën e çudirave.

Shumicën e turistave i kemi njohur vinin çdo vite, ne kishim shorca, majica me ngjyra të zymta teget, jeshil ushtrie, boj hi, boj kafe, femijët e tyne të gjelbërta, të verdha qe u shkëlqenin edhe natën florucent ne na qarrojshin syt. Kur shkonin na i përcjellshim demek me mall në receptione me uzdaj se po na lajn shorcat ato na jepshin bloqe dhe lapsa me ngjyra, sa u niste Montenegro expressi me mustaqe ne i thejshim rrugës për në akcione tjera.

Salla e Belvis …ngadal binte terri, mushkajat u mblidhshin rreth dritave, ateher edhe ato me na picku ka qen lezet.

Shefat i sallave ishin da turinjaça në shikim të parë, pedanta të “shtirkatun” e veshur me “leptir mashna” t’kuqe t’mylta, picikato silleshin me ritëm duke kontrolu “stornjakt e servisin”, çdo gjë e harmonizum pa stres e shpejtsi, muzika filonte me Stevie Wonder “I just call to say I love you”, u mushte podiumi me çifte në përqafim, shefi salës u qetsu e sillte akullin në gotën me viski dhe u vardiste tavolinës ku biondina rrinte vet. Kjo nuk është film që zgjat një orë kështu ishte çdo ditë, regjisor ishte dielli, skenar ishte deti e aktor dhe statistat ishim te gjith ne në ato momente, kjo ishte jetë në çdo segment, detaj dhe element.

Nata mbaronte në “Lido bar” ku ne nuk guxonim asesi me hy, por kemi ndëgju…Na ishim disa fëmij te lagjes, lagja jon quhej Riviera Ulqinit, aty ne loznim çdo ditë.

Vërejtje: Teksti u shkrua në gjuhen lokale për shkak të lezetit të përjetimit J

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do