Canka: DOBËSI E MJERË E KOMUNËS, VENDOSMËRI MAGJEPSËSE E PUNËTORËVE

mustafa cankaVetëm pak mjeshtri duhej që të zgjidhet problemi në Qendër për kulturë. Ato të cilët nga afër kanë përcjellur dramën do të dëshmojnë që dita e tretë e grevës së urisë të rreth njëzet të punësuarve mund të kishte përfundim tragjik. Një punëtorë ka përfunduar në spitalin e Tivarit, shumica ishin dukshëm të rraskapitur, nervat filluan të lëshojnë, por jo edhe vendosmëria e njerëzve të realizojnë kërkesat e veta.

Por, siç ndodh zakonisht në jetë kur ekziston qëllimi i mirë, ndihma vjen nga nuk e prisni. Mbasi që pa gjëndjen e punëtorëve të Qendrës lideri i Partisë socialiste popullore Srgjan Milliq lehtë gjeti zgjidhjen në bised me ministrin e financave Radoje Zhugiq.

Edhe pse e gjithë situata, të paktën për momentin, ka fund të lumtur, mbetet shija e hidhur. Dhe pyetja e madhe sa qielli: a nuk ka mundur të zgjidhet ky problem në Ulqin?

Patjetër që ka mundur dhe duhej të zgjidhej këtu, por pushteti në largim ka vërtetuar që nuk është i aftë për problemet dhe sfidat e kohës. Nuk mund të thuhet që ato nuk kishin vullnet të mirë, edhe pse asnjëherë nuk kanë ofruar as edhe një përgjigje konkrete në kërkesat e punëtorëve, por para së gjithash bëhej fjalë për frikën. Frika e madhe si Rumia që do të rebelohen të punësuarit në më ndonjë ndërmarrje publike, në të njëjtën mënyrë si punëtorët e Qendrës për kulturë.

Por, nuk do ta bëjnë! Duhet vullnet, vendosmëri, fuqi dhe lider, siç është kryetarja e Organizatës sindikale të Qendrës Lilana Janinoviq, që të futen në një sfidë kaq të rrezikshme. Këtë punëtorët e ndërmarrjeve tjera publike në Ulqin, gati jam i sigurt, që nuk do ta bëjnë. Ka mundësi që do të ketë greva, disa edhe paralajmërohen, por për grevë të urisë nevojitet guxim. A nuk është kjo hera e parë në histori që në qytetin tonë organizohet një grevë e tillë!

E frika është aleat i keq, edhe në jetë dhe sidomos në politikë. Për këtë arsye qeverisja në largim në komunë duhej të dëgjonte akuzat e rënda të punëtorëve të Qendrës, të duroj kritikat e ashpra të krejt opinionit publik, si dhe akuzat për pafuqi nga të gjithë subjektet politike.

Në fund të fundit, rëndësia e të gjithë krizave është që të fshehurën ta bëj të dukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi