“Vecernje novosti” i Beogradit mbrëmë vonë ka publikuar shkrimin që në Ulqin do të mbahet konkursi për mis Shqipëria. Por, kishin edhe një “ekskluzivë”.
Ja dhe citati: “Të mërkurën në Ulqin, ndonëse jo zyrtarisht, kishim mundësi të dëgjonim që në këtë spektakël do të vijnë shumë emra të njohur nga bota e politikës. Flitet që do të vijë kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, lideri i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj…”
Pra, “dëgjohet”, “flitet”, “jo zyrtarisht”, është bërë grepi në të cilin janë kapur shumë gazeta shqiptare në regjion. Dhe këtë spin, këtë imputim, këtë të pavërtet, e kanë transmetuar sot në faqet e para!?
Nuk mund të besojë që thjesht ashtu, pa distancim dhe koment, mund të lëshojnë një keqinformatë të tillë. Dhe akoma më shumë e ndezin polemiken. Sikurse, qe, të gjithë vrapojnë në konkursin e Shqiptares më të bukur në Ulqin! Do të jetë ky tubim mbarëshqiptar! Do të okupojnë Ulqinin!
Çfarë dëshirohet me këtë në të vërtetë? Mbjellja e frikës tek komunitetet tjera nacionale në Mal të Zi. Dhe kjo ka sukses: gjithmonë është lehtë të ndizet histeria antishqiptare në këto hapësira.
Por, ato që i frikëson dhe i fyen konkursi për Mis Shqipëria duhet të pyeten ku përkasin. “Koha e njerëzve që do ta dënonin një vendim të tillë është pas nesh dhe përfaqësojnë pakicë të papërfillshme e cila zgjohet, kryesisht, si reaksion në shprehjen e përkatësisë ndaj identitetit i cili nuk është sipas qejfit tyre”, thotë redaktori kryesor (i portalit serb në Mal të Zi) IN4S Gojko Raiçeviq. Dhe shtron pyetjen kuptimplote: a është kjo Evropa që dëshirojmë?
Po, edhe pse disave siç duket kjo nuk i pëlqen. Ato do të dëshiron Evropën sipas qejfit dhe mendjes së tyre. Dhe për shkak të frikës dhe padijes së vet (ka dhe servilizëm pa shije), tentojnë të turbullojnë ujërat që ato të duken më të thella. Me këtë ato i bëjnë vetëm dëm vetes, por dhe shtetit, drejtuesit e të cilit pohojnë që Mali i Zi “është oazë e demokracisë multietnike në Evropën juglindore” dhe “lider i integrimeve evropiane në regjion”.
E Shqiptarët në Mal të Zi apo Ulqinakët? Ato më askujt nuk duhet ti dëshmojnë përkushtimin ndaj shtetit. Pikërisht është e kundërta: ky shtet duhet të meritojë besimin e tyre!