Canka: FUNKSIONET, PRIVILEGJET DHE PARAT VLEJNË MË PAK SE BESA

Mustafa-CankaTë kuptohemi menjëherë: absolutisht nuk i përkrah veprimet të cilat i bënë Forca e re demokratike rreth rotacionit të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Sepse ky veprim, përveç zvogëlimit të mëtejmë të besimit të Shqiptarëve në partitë nacionale shqiptare, para së gjithash do të zvogëlojë deri në panjohshmëri autoritetin dhe integritetin e Genci Nimanbegut, të vetmit politikan të besueshëm në majën e kësaj parti.

Por, nëse Forca ka të paktën formalisht njëfarë arsye, (sepse Sinishtaj nuk është unifikuar me ato deri në qershor të vitit 2013), këtë kurrsesi nuk e ka Nik Gjeloshaj. Prandaj arsyetimet e tija janë jo bindëse, të zbehta dhe qesharake. Të thuash se ai TANI nuk dëshiron të respektojë marrëveshjen nga 2012-ta për shkak se Mehmet Bardhi këtë gjë, gjoja, nuk e bëri me marrëveshjen nga viti 2009 është e turpshme.

Në këtë mënyrë Alternativa shqiptare dhe Gjeloshaj, gati sigurt, ja mbyllen derën çdo lloj koalicioni në të ardhmen me Partinë demokratike të Fatmir Gjekes, në “shpinën” e të cilit, ai fillimisht është bërë ndihmës ministër i arsimit, dhe tash gati një vit deputet. Me 350 vota të plota!?

Përse të çuditemi pastaj kur me kësi lloj sjellje të përfaqësuesve politik, Shqiptarët më nuk janë asnjëfarë faktori i rëndësishëm politik në Mal të Zi, që nuk kanë ministër në Qeveri, ndihmës ministra, që Malësia me qendër në Tuz deri sa të jenë ato, kështu siç janë, asnjëherë nuk do të jetë komunë …

E do të jetë vetëm atëherë kur ta kuptojnë një gjë të thjeshtë: që bashkë janë më të fortë dhe që bashkëri nuk ka pa besim. E besimi nuk ndërtohet me shkelje të marrëveshjeve!

Edhe të përfundojë: është më mirë të humben edhe funksionet edhe privilegjet edhe parat se sa besimin. Vetëm atëherë kur të jenë njerëz të BESËS, politikanët shqiptar në Mal të Zi do të mund të ngiten deri në lartësitë më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: Kumtesë mbi aktivitetin e Komunës

Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Ulqinit niset në ndihmë në qytetin e Shkodrës. Pas zjarrit që ka kapluar një lagje në Shkodër dhe me kërkesë të Kryetarit të Bashkësisë Shkodër z.Benet Beci