Marrëveshja për formimin e koalicionit paszgjedhor në Ulqin është padyshim goditje e rëndë për Partinë demokratike të socialistëve. Para së gjithash, sepse kjo bëhet në prag të përgatitjeve për “nënën e të gjitha betejave”, e këto janë zgjedhjet e prillit në Podgoricë. Lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq e dinë shumë mirë që nga rezultati i tyre do të varen të gjitha ngjarjet e ardhshme politike në këtë shtet.
Për këtë arsye partia e tij ka hyrë aq fuqishëm në fushatë në Ulqin. Dhe me përpjekje të jashtëzakonshme ka arritur rezultat të shkëlqyeshëm. Por, e dehur me këtë sukses dhe me faktin që të gjitha partitë shqiptare thjesht janë dyndur në përqafimin e saj, çdo gjë pas 26 janarit PDS-ja e ka bërë shumë keq. Për dallim nga i vendosuri Gjeka dhe Forca sakrifikuese, PDS është dukur i vakët dhe i zbehtë, me lidership të papjekur për të udhëhequr procesin e negociatave.
Përndryshe, i tillë ishte edhe vet Gjukanoviqi në tubim parazgjedhor të partisë së vet. Ka folur para sallës së mbushur përplot të Qendrës për kulturë 38 minuta të plota, e nuk i tha as tri fjali për Ulqinin. Sikur të ishte drejtuar anëtarëve të Këshillit të Bankës qendrore, e jo përkrahësve të vet të cilët, me padurim, pritën që të flas sado pak për problemet e Ulqinit dhe zgjidhjen e tyre. Vetëm fraza që pa PDS nuk ka zhvillimi dhe që pushteti i kaluar ishte eksperiment.
Tani përsërit të njëjtën dhe nuk dëshiron të shoh përgjegjësin e vet. Madje i kërcënon partitë shqiptare me të cilat është në koalicion në nivel shtetëror!? Metëvërtet e pabesueshme: ti bësh vërejtje për diçka Fatmir Gjekes i cili ka përkrahur çdo vendim të PDS-së në Parlamentin malazez, apo Genci Nimanbegut i cili asokohe ka votuar për shefin e ANB-së, është krejtësisht jokorrekte.
Pra çka duhet: që partitë shqiptare kolektivisht ti kyçen PDS-së dhe çdo gjë të jetë në rregull? Jo, në asnjë mënyrë!
Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU