Canka: MAJI – MUAJI I KULTURËS NË ULQIN

mustafa cankaEkziston thënia e vjetër: gjithçka është më bukur me kulturë. Është vërtetuar kjo këtë muaj në Ulqin: qyteti vërtet ishte qendër kulturore e përmasave më të gjëra se territori i tij administrativ.

Çdo gjë ka filluar gjatë festave të 1 majit, fillimisht në plazhin “Kopakabana”, me koncertin e grupit “Colonia”, e pastaj, një ditë më vonë, është vazhduar me organizimin e shkëlqyer të manifestimit “Të gjithë për turizëm”.

Këtë muaj është mbajtur dhe “Festivali i këngës për fëmijë”, manifestimi i suksesshëm treditor “Pranvera në Anë të Malit”, disa libra janë botuar.

Sigurisht, ngjarja qendrore ishte drama e mrekullueshme “Servantes dhe Dulçinea”, e cila ka treguar që grupi i njerëzve me vullnet dhe vizion, i mbledhur rreth Munib Abazit, mund të bëjë shumë. Ftesat për pjesëmarrje në festivale vërtetojnë që  kjo vepër i ka tejkaluar kufijtë e Ulqinit.

Po ashtu, është e rëndësishme që qeverisja komunale ka kuptuar (dhe zbatuar në praktik) që në promovimet turistike të Ulqinit duhet të merren dhe grupet tona folklorike. Kjo është bërë mjaft mirë në Lukavac, shkohet në Mostar, pastaj në Prishtinë me “Sevantesin dhe Dulçinenë”.

Pra, edhe pse këtë muaj kriza financiare është ndjerë tepër fuqishëm, me këtë numër të madh të aktiviteteve kulturore çdo gjë ishte më e përballueshme dhe më e bukur. Fundja, vetëm kultura (dhe sporti) mund të mobilizojë numër të madh njerëzish, të kthejnë besimin në komunitetin tonë të vogël, si dhe të ruaj identitetin dhe shpirtin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…