Canka: MEDIAT E LIRA JANË OKSIGJEN PËR DEMOKRACINË

Pozita e gazetarisë shqiptare dhe e mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi është më e vështirë sesa në mediat malazeze. Mbizotëron atmosfera e pasigurisë, frikës, autocensurës. A mund të kujtoheni se kur keni lexuar herën e fundit në këto media një tekst të mirë mbi korrupsionin, krimin apo të ashtuquajturin privatizim?! O Zot, nganjëherë më duket sikur koha është ndaluar në vendet ku ne jetojmë!

Gazetaria shqiptare në Mal të Zi është amorfe, e butë, e mërzitshme. E çuditshme, sepse e di që këta njerëz i përcjellin të paktën mediat në Shqipëri. Atje do të duhej të dërgoheshin rregullisht në kurse edhe gazetarët malazezë. Si shqiptar dhe gazetar, jam krenar për pasqyrën mediatike në Shqipëri.
Edhe në Kosovë, ngadalë, por po përmirësohet cilësia e mediave. Për këtë arsye ka shpresë për këto shoqëri sepse mediat e lira janë oksigjen për demokracinë.

Ndërsa shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë (dhe akoma janë!) politikisht populli më i mënçur në këtë vend. Frikohem që për shkak të kësaj gjendjeje në media dhe arsim ata do ta humbin së shpejti këtë primat.

Është keq që kjo kuptohet pak edhe në vendet ku merren vendimet. Marrëdhëniet e shtetit ndaj mediave të pakicave kombëtare janë “letër lakmus” për përcaktimin e shkallës së demokracisë në një shoqëri. Në demokracitë, siç është kjo e jona, e cila bazohet në diktatin e shumicës, pakicat dhe kritikët janë në situatë të vështirë. Atyre u lejohet çdo gjë, por si njerëz të margjinës të cilët më kot murmërojnë diçka në turmën e cila çirret.

(Mustafa Canka, Koha javore, nr. 344, 30.11.2008)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi