Edhe në kohët më të mira punëtorët turistik frikësoheshin nga “gropa e korrikut”, kur vinte deri tek rënia e numrit të mysafirëve, e rrjedhimisht më i vogël ishte edhe konsumi. Ky fenomen, sipas rregullit, ka zgjatur prej më 18 deri më 29 korrik, gjegjësisht është zhvilluar në “zemër të sezonit”.
Por, as turizmi nuk është çfarë ishte dikur, kështu që me vite “gropa” tek ne është menjëherë në fillim të korrikut. Dhe çka është më e rëndësishme, është shumë më e thellë.
Në këtë dukuri këtu askush nuk ka përgjigje adekuate. Në mungesë të aksionit konkret, vetëm ankohet. Ja si bëhet në Kroaci: hotelierët në këtë vend në fillim të korrikut kanë ulur çmimet për 10-20 për qind. Kjo është shenj që mbushja e kapaciteteve ju ecën keq.
Rikujtojmë që Grekët prej vitit të kaluar kanë ulur çmimet për 40-50 për qind!? Dhe kishin rezultate shumë të mira në fund të sezonit, kështu vazhdojnë edhe në këtë.
Tek ne mbizotëron mendimi që është normale të jesh i shenjt në korrik. Ndoshta, por nga gjysma tjetër e korrikut. Sepse, çdo kush që përcjell trendët turistike mund të shoh që kulmi i sezonit lëviz, kështu vitet e fundit sillet prej mesit të këtij muaji (mbarimit të sezonit të provimeve në fakultete) dhe deri në fillim të shtatorit.
Edhe parasezoni në Ulqin ka treguar që objektet cilësor nuk kanë problem me mbushje, por edhe që çmimi duhet ta përcjell tregun. Sikur këtë vit mos të kishim më shumë mysafirë nga tregjet lindore (Rus, Polak, Çek, Sllovak), kjo “gropë e korrikut” do të na përpinte. Sepse, fuqia blerëse e turistëve të regjionit është gjithnjë e më e vogël. Për këtë arsye ato vendosin që në det të qëndrojnë më pak.
E kur kësaj i shtohen, në fillim të këtij korrikut, moti jostabil, fillimi i muajit të Ramazanit, Kampionati botëror në Brazil, si dhe mungesa e edhe disa hoteleve të mëdha në rivierën e Ulqinit, atëherë ky rezultat është i logjikshëm.
Sipas paralajmërimeve, punëtorët turistik valën e parë më të fortë e presin me 10 korrik, e invazionin e vërtet prej 30 korrikut (ditën e tretë të Bajramit). Për këtë arsye është me rëndësi që si qytet dhe komunitet të përgatitemi për atë çfarë vjen. Sepse, tani çdo sezon është kërkuese, e të tillë janë edhe mysafirët. Pikërisht sikur edhe minuset qytetarëve të Ulqinit në financat personale janë gjithnjë e më të mëdha.
Dalja është vetëm në zgjatjen e sezonit. E kjo është e mundur të bëhet me përmirësimin e ofertës, përdorim të mençur të resurseve fantastike të Ulqinit dhe krijimin e eventeve të cilët tërheqin mysafirët. Siç është, për shembull, paralajmërimi që në tetor do të organizohet festivali ndërkombëtar i folklorit.