Canka (Monitor): KTHESË E FATMIR GJEKES

314057_288651491158141_870590393_nAskush nuk ka mundur të supozojë që mbas 26 janarit Ulqini do të fitojë garniturë të tillë në pushtet. Dukej se është shtruar pyetja se cilin grupim më të madh politik, së bashku me partnerët e vjetër Unionin demokratik të Shqiptarëve dhe Partinë socialdemokrate, do të zgjedh Partia demokratike socialiste, e cila fitoi nëntë mandate të mëdha në përbërjen e re të parlamentit lokal: Forcën e re demokratike të Nazif Cungut apo koalicionin “Bashkë për të ardhmën e Ulqinit”, të cilin e përbëjnë Partia demokratike e Fatmir Gjekes, lëvizja qytetare “Perspektiva” e Amir Hollajt dhe Lidhja demokratike e Mehmet Bardhit.

Mbasi që me të dy grupimet PDS-ja është në koalicion në nivel shtetëror, ato peshuan dhe kalkuluan gjatë. Atëherë u nisën në bisedat përgatitëse, në të parat, pastaj raundin e dytë të negociatave me “të gjitha partitë me të cilat bashkëpunojnë në nivel qendror”, pa asnjë lloj platforme dhe strategjie. Ishin të bindur që atyre më në fund iu takon e drejta për kryetar të komunës në Ulqin dhe që ato do të vendosin se në cilën rrugë kjo komunë do të vazhdojë më tej. Në kërkesat e partnerëve të vet potencial as nuk janë përgjigjur. Më kot Gjeka ka kërkuar dy ditë mbas votimeve takim me liderin e PDS-së Millo Gjukanoviq, dhe ka dërgur ofertën për krijimin e koalicionit paszgjedhor, dhe ditë me radhë ka paralajmëruar drejtuesit e kësaj partie që është nën trysninë gjithnjë e më të madhe për krijimin e koalicionit paszgjedhor të partive shqiptare. Kur edhe për kryetarin e Forcës është bërë e qartë që partia e tij, konsideruar humbjen e rëndë në zgjedhje, mund të mbes krejtësisht jashtë pushtetit, vendosi t’ia “kthej borxhin Gjekes”.

Pikërisht Gjeka, me përçarjen e Unionit demokratik të Shqiptarëve, në vjeshtën e hershme të vitit 2011, ia ka mundësuar Cungut të bëhet kryetar i Ulqinit. Tentimi i PDS-së që të pengojë “koalicionin gjithëshqiptarë” nëpërmjet Unionit demokratik të Shqiptarëve ka dështuar, sepse Mali i Zi Pozitiv i Dritan Abazoviqit, surpriza më e madhe e zgjedhjeve të kaluara, i ka ofruar përkrahje koalicionit të Forces dhe Gjekes pa kushtëzime, duke qenë i vetëdijshëm që me këtë i jep goditje PDS-së para zgjedhjeve në Podgoricë dhe dhjetë qytete tjera në vend.

Drejtuesve të PDS-së nuk i mbeti asgjë tjetër përveç se të çuditen se “si partia më e fuqishme në Kuvendin komunal mund të mbes në opozitë”, si dhe të hamendësojnë se si  koalicioni i ri, me 17 nga gjithsej 33 këshilltar në Parlamentin e Ulqinit, nuk do të zgjas shumë. Nënkryetari i tyre Svetozar Maroviq ka pranuar pa vullnet se “megjithatë nuk kanë bërë negociata të mira paszgjedhore”, por edhe që Gjeka është politikan i aftë. “Sepse, me katër mandate sa ka partia e tij, ai është bërë kryetar i komunës”, i tha Maroviq aktivistëve të partisë së tij në Ulqin.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do