Canka: NDËRTIMI I EGËR NË EKSPANSION

mustafa cankaNjë nga problemet më të mëdha në Ulqin është ndërtimi i egër. Kohën e fundit ai ka përshkallëzuar. Edhe pse ka filluar sezoni turistik, në mënyrë të paligjshme po ndërtohen rreth pesëdhjetë objekte në tërë territorin e komunës – nga Krruçi në Adë. Po ndërtohen shtëpi të mëdha, nuk paguhen detyrimet, kaosi urbanistik mbizotëron në komunë edhe pse tashmë ka mijëra objekte pa leje. Të kënaqur janë vetëm spekulatorët dhe ndërmjetësit në këto punë të paligjshme.

Shërbimet e inspeksionit në këtë luftë kundër këtij fenomeni kanë dështuar. E si mos të dështojnë, kur në të gjithë vendin janë vetëm tre inspektor për ndërtimtari. E vetëm njëri nga ato është përgjegjës për komunat e Tivarit dhe Ulqinit.

Meqë është kështu, atëherë përgjegjësia më e madhe i takon policisë komunale. Arsyetimet që kompetencat i kanë të pakta, nuk mund të pranohen më. Nuk është Ulqinit Njujork që me njerëzit ekzistues nuk mund të kryhet kontrolli efikas i ndërtimit të egër dhe atë për vetëm një javë.

Sepse, nëse vazhdohet kështu, është e pakuptimtë të miratohen planet dhe pastaj të lavdërohen politikisht me sjelljen e tyre.

Akoma më qesharake është që të iniciohen njëfarë aksionesh të tipit “Bëhu i përgjegjshëm. Prej teje varet. Ekonomia gri 0%”, gjegjësisht të ftohen qytetarët të luajnë rolin e inspektorëve. Kulmi i injorancës dhe poshtërsisë është që të pohohet që korrupsion në këtë komunë nuk ka derisa në Ulqin mbijnë kësi lloj ndërtimesh pa leje!?

E gjithë kjo, para syve tanë, ndodh në qytetin i cili para gati shtatë shekujsh, në Statutin e vet të vitit 1330, ka rregulluar çështjen e ndërtimit të egër!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË
Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË

Kryeministri i Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq tha se Ulqini më në fund do të ketë hotele me pesë yje. Siç deklaroi ai, “Sunny

OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN
OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN

Edhe në mes te gushtit Ulqini shënon një vizitë të shkëlqyer, bëjnë të ditur nga Organizata Turistike. Siç theksohet, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë 40.715

Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA
Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA

Aktiviteti “Ditët e bamjes”, tradicionalisht për të pestën vit me radhë do të mbahet sonte, në sheshin Servantes në “Palata Venezia” në Kala, me fillim

Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE
Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE

  Nga Forca e re demokratike është kumtua që sot Asllan Llunji është emëruar Koordinator për Ulqin e Tivar në Ndërmarrjen të Mirat Detare. Asllani

Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT
Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT

Ajo që është pritur prej shtatë vitesh, ndërtimi i çerdhes së re në Fushën e Ulqinit, është në prag të realizimit. Për këtë projekt kredia