Canka: PROF. DR RUZHDI USHAKU – INTELEKTUALI MË I MADH ULQINAK

FotoËshtë kënaqësi të prezantosh librat e prof dr Ruzhdi Ushakut. Kjo sepse ai është shkencëtari më i madh që lindi ky qytet në shekullin e fundit, intelektual i gjithanshëm, Ulqinak i vërtet.

Nëse tani e krahasojmë me Servantesin, do të gjejmë disa ngjashmëri. Që të dy nuk i përkëdheli fati. Shkrimtari i madh spanjoll vdiq si njeri i varfër, ndërsa varri i tij në katedralen e vogël në Madrid, së shpejti ra në harresë. Nuk mund ta paramendonte që edhe 400 vite pas vdekjes së tij njerëzit do të kënaqen me veprën e tij monumentale “Don Kishoti”, pa të cilën historia e letërsisë është e papërfytyrueshme, e që qytetet në Spanjë dhe Mesdhe do të mundohen të përvetësojnë një pjesë të legjendës donkishoteske.

Në listën e atyre që tentojnë ta bëjnë këtë është edhe Ulqini jonë. Kjo histori e madhe ndihmon në kthimin më të shpejt të Ulqinit në kartën turistike të Europës dhe botës. Ajo gjithsesi do ta ringjallte Kalanë. Prandaj neve na nevojitet më shumë Servantesi, se sa ne ati.

Prandaj çdo shkrim, deklaratë, libër për këtë personalitet, këtë periudhë të historisë tonë, është hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Dikur kjo dukej donkishoteske, pra, punë e kotë (shterpë). Tani e dimë që më nuk është ashtu, duke iu falënderuar pikërisht profesor Ruzhdit, mikut tim Ismetit dhe një sërë intelektualësh tjerë.

Ndërsa don Kishoti, më i madhi ëndërrimtar i letërsisë botërore, ky kalorës endacak i cili ndihmon të shtypurit dhe mbron të ofenduarit, është bërë mishërim i ëndrrës njerëzore për lumturinë e lirisë, ndershmërisë, lartësisë dhe drejtësisë.

Këto mesazhe të don Kishotit, ashtu si dhe dashuria e Servantesit dhe Dulcinesë, tregimet e bukura për kusarët dhe detarët tanë, portet dhe anijet, kapedanët dhe detarët, librat e profesor Ushakut, i nevojiten qytetarëve të Ulqinit si udhërrëfyes për kthimin në udhë nga e cila vet dhe në dëm tonin kemi devijuar. (Fjala e rastit në promovim në Bibliotekën e Qytetit, Ulqin, 27 mars 2015)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…