Canka, Rikthimi tek bujqësia: NUK JETOHET VETËM NGA TURIZMI

314057_288651491158141_870590393_nNë situatën kur ka shumë pak tregues që do të filloj ndërtimi i hoteleve të prishur dhe rrënuar, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Ulqinit ka vendosur ti kthehet punës në “fabrikën nën qiellin e hapur”. Dhe i ecën mire.

“Nga turizmi jetohet dy muaj, nga bujqësia gjithë vitin. Sezoni duhet të shfrytëzohet që agrumet të cilët prodhohen këtu të shiten edhe më shumë. Ka mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë në Ulqin, sidomos nëse shteti siguron mjete shtesë”, thotë këshilltari për bujqësi në komunë të Ulqinit Gani Rexha.

Ai tha që Ulqini ka marrë primatin, sidomos në prodhimin e mandarinave dhe që prodhuesit tentojnë të zmadhojnë të mbjellat e veta, të cilat për momentin janë rreth 300 mijë trungje, sepse prodhimi çdo vit është më i mirë. Përveç kësaj, kërkesa është më e madhe se oferta!

Të dhënat nga terreni vërtetojnë pohimet e tija. Vetëm këtë vit në territorin e komunës së Ulqinit prodhimi i mandarinave ishte rreth tre mijë ton,çka me çmimin mesatar prej 40 deri në 50 cent për kilogram do të thotë që vetëm nga shitja e kësaj kulture bujqësore bujqit e Ulqinit do të fitojnë rreth 1,3 milion euro.

Shumica e mandarinave nga Ulqini shiten në tregjet e Rusisë, Serbisë dhe Shqipërisë, e vetëm një pjesë e vogël në Mal të Zi. Në Ulqin, përndryshe, ekzistojnë dy qendra blerëse, të cilat shumë janë kanë lehtësuar punën prodhuesve të kësaj kulturë, e cila në Mal të Zi ka mbërritur në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar nga Japonia e largët. Por, ekspertët pohojnë që prodhuesit e mandarina nuk do të kenë nevojë të brengosen vetëm atëherë kur në Ulqin të hapet fabrika për prodhimin nga kjo bimë të kompostos në kanaçe.

Teksti i plotë: Kliko KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…