Nga Akademia malazeze e shkencave dhe arteve (AMSHA) është njoftuar se Fjalori i gjuhës popullore dhe letrare malazeze ka disa gabime dhe shpjegime të papërfunduara, gjë që gjithsesi do të shqyrtohet dhe përmirësohet.
Këshilli ftoi të gjithë të interesuarit që vërejtjet dhe sugjerimet në përmbajtjen e Fjalorit t’ia dërgojnë Akademisë.
“Këshilli konstatoi se Fjalori është vepër kapitale e kulturës malazeze, kështu që do të bëjmë çdo gjë që ajo të bëhet pronë e çdo qytetari të Malit të Zi”, thonë nga CANU.