Nga Lëvizja qendrore shqiptare për integrime është njoftuar se lideri i kësaj organizate partiake dr Isat Jakupi të mërkurën në Podgoricë është takuar me ambasadorin shqiptar në Mal të Zi Ernal Filon.
Siç thuhet, biseda kaloi në atmosferë vëllazërore dhe plotë respekt.
“Ekselencën e tij, z. Filo, në mënyrë të hollësishme e njoftove me pamjen tonë të situatës politike, ekonomike dhe kulturore në Mal të Zi, sidomos në vendet ku jetojnë Shqiptarët. Theksova se, për fat të keq, shumica e partive politike janë në shërbim të interesave personale të drejtuesve të tyre, e jo në interes të popullit shqiptar në këtë vend”, tha Jakupi.
Ai shtoi se ka krijuar bindjen që Shqipëria me kujdes i përcjell proceset në Mal të Zi.