Poeti Basri Çapriqi do të marrë pjesë në festivalin prestigjioz të poetëve të Mediteranit “Voix de la mediterranee” që mbahet në qytetin bregdetar Séte të Francës nga data 18 – 27 korrik 2014.
Çapriqi gjatë 10 ditëve të festivalit do të ketë disa mbrëmje poetike autoriale e me poete të tjerë mediterane.
Poezitë e tija të përkthyera nga Frederique Duversin nga Parisi do te recitohen nga aktore të teatrove franceze.
Festivali ka botuar Antologjinë me poezitë e gjithë pjesëmarrësve nga vendet e Mediteranit.