Pyjet me lis endemik kanë vlerë monumentale, veçanërisht në deltën e Bunës. Këto pemë janë shtëpi e qindra specieve, por kanë edhe vlerë kulturore. Rreth këtyre lisave familjet dhe miqtë janë tubuar dhe shoqëruar, ndërsa njihen edhe vetitë shëruese të kores së tyre.
Hulumtimet tregojnë se një trung i lisit akumulon 1,7 tonë CO2 në vit, lidh 1,36 kilogram grimca ndotëse nga ajri dhe kursen 1.460 kWh energji.
Kjo vetëm njëra nga arsyet pse Shoqëria Malazeze e Ekologëve (CDE) me përkrahjen e Fondit për Ekosistemet e Rrezikuara Kritike (CEPF) nisi mbjelljen dhe forcimin e pyjeve ekzistuese, mbjelljen e lisit shkodran në oborret shkollore dhe në pronat private me lejen e pronarëve.