Qenët endacak i penguan disa qytetarëve të Ulqinit, prandaj u helmuan, thanë për CdM nga Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Siç tha bashkëbiseduesi i këtij mediumi nga Sekretariati, skuadrat komunale janë në terren duke tentuar të ndihmojnë qenët të cilët po vuajnë dhe të rregullojnë situatën.
Shtohet që një numër i caktuar i qytetarëve ka sulmuar fizikisht punëtorët e skuadrës komunale të cilët më herët tentuan ti afrohen qenve dhe ti dërgojnë në azil.
Nga Sekretariati theksojnë se problem i madh për këtë komunë është që qytetet përreth nuk kanë azile të organizuara në mënyrë adekuate të cilët do të ishin strehimore për qenët që janë në rrugë.
Ato shtojnë se deri tani asnjë qen nga të përmendurit nuk ngordhi si pasojë e helmimit dhe se kompetentët do të bëjnë çdo gjë për ti ndihmuar që të shërohen.