CdM: PËR SHKAK TË TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE NË ULQIN POLICI LARGOHET NGA NJËSIA E INTERVENIMIT

Policija UlcinjDrejtoria e Policisë respektoi rekomandimin e Këshillit për Kontrollin Qytetarë të Punës së Policisë dhe zyrtari policor Radovan Milliqeviq, i cili u dënua për shkak të keqtrajtimit të qytetarëve, nuk do të përfshihet më në punën e njësisë së intervenimit por është sistemuar në punët dhe detyrat tera në kuadër të Qendrës së Sigurisë në Tivar.

Për këtë zyrtar policor Këshilli vërtetoi komprometimin profesional të padiskutueshëm.

Rikujtojmë që Milliqeviqi lidhet me rrahjen dhe keqtrajtimin e qytetarëve në shumë raste, për ç’arsye edhe u dënua penalisht.

Një nga rastet me të cilat është marrë Këshilli, është ai kur Milliqeviqi së bashku me kolegët tejkaloi kompetencat. Ai dhe kolegët e tij pranuan se disa herë kanë keqtrajtuar qytetarët gjatë kontrolleve në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi