CDT: KKZ NË ULQIN I FORMUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN

Milica KovacevicNë komunë të Ulqinit, përbërja e komisionit komunal zgjedhor (KKZ) nuk i përgjigjet përbërjes së paraparë me ligj, njoftohet nga Qendra për tranzicion demokratik.

Siç thuhet, kryetari i KKZ-së është përfaqësues i PDS-së, listës zgjedhore e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar më së shumti mandate, që është në pajtim me Ligjin. Anëtarët e KKZ në Ulqin janë përfaqësues të Partisë demokratike, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Forcën dhe PSP-në.

Mbas ndryshimeve të fundit në kompozimin e pushtetit lokal në Ulqin PD, UDSH, FORCA janë pjesë e pushtetit, gjersa PSP është pjesë e opozitës në parlamentin lokal. Kjo do të thotë se KKZ Ulqin është vetëm një pjesëmarrës i opozitës parlamentare, në vend të dy, siç e parasheh Ligji.

“Ftojmë Kuvendin komunal të Ulqinit në afatin më të shkurtër të emërojë KKZ në pajtim me ligjin”, shtohet në kumtesën e CDT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…