Nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq gjendet në vendin e gjashtë në listën e besueshmërisë së qytetarëve, tregon hulumtimi i Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM).
Pesë të parët në këtë listë janë kryetari i shtetit Filip Vujanoviq, kryeministri Millo Gjukanoviq, pastaj vijnë liderët opozitar të Demokratëve, DEMOS-it dhe URA-ës Aleksa Beçiq, Miodrag Llekiq dhe Zharko Rakçeviq.
Mbas Abazoviqit janë zëvendëskryeministri Dushko Markoviq, ministri i punëve të brendshme Rashko Konjeviq, kryetari i Kuvendit dhe lideri i PSD-së Ranko Krivokapiq…
Sondazhi është bërë në periudhën prej 30 tetorit deri më 7 nëntor në 16 komuna duke përfshirë edhe Ulqinin.