Lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dr. Dritan Abazoviq tash disa vite është një nga politikanët më popullor në Mal të Zi.
Hulumtimi i fundit i opinionit publik, të cilin në gjysmën e parë të korrikut e bëri Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM), tregoi se Abazoviq mban vendin e 5 në këtë renditje.
Para tij janë vetëm kryetari i shtetit dhe i PDS-së Millo Gjukanoviq, lideri i Demokratëve Aleksa Beçiq, kryeministri dhe zëvendëskryetari i PDS-së Dushko Markoviq dhe ministri i arsimit dhe nënkryetari i Socialdemokratëve Damir Shehoviq.