Hulumtimi mbi distancën etnike në Mal të Zi, të cilin e bëri Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM), tregon që ky shtet është shoqëri më tolerante në krahasim me vitin 2004 kur ky hulumtim është bërë për herë të parë. Hulumtimi tregon që “njerëzit në Mal të Zi vështirë pranojnë që dikush kush nuk është i kombësisë së tyre të ketë pozicion drejtues”.
Metodologu Milosh Beshiq ka shpjeguar që distanca mesatare ndaj të gjitha grupeve etnike vërteton që distanca më e madhe etnike është ndaj Romëve, sepse më shumë se 46 për qind e qytetarëve ka atë distancë ndaj përfaqësuesve të popullatës rome. “Ndaj Shqiptarëve kjo vlerë është 39,4 për qind, ndërsa ndaj Kroatëve 35,6 për qind. Këto janë vlera shumë të larta, bile ndaj përfaqësuesve të kombeve të huaja janë më të ulëta, deri në 31,5 për qind sa është kjo vlerë ndaj Amerikanëve”, pohoi ai.
Në Mal të Zi njerëzit “tolerancën etnike” e kuptojnë nëpërmjet shoqërimit dhe komunikimit.
Gati 43 për qind e të anketuarve nuk do të dëshironte të shoqërohet dhe të takohet me Romët, 34,6 për qind me Shqiptarët, ndërsa rreth 31 për qind me Kroatët.
“Çdo i pesti qytetar apo qytetare e Malit të Zi, nuk do të dëshironte të jetonte me Shqiptarin në një shtet”, tha Beshiq duke shpjeguar rezultatet e hulumtimit.